Ora News – Temperatura të ulëta, borë dhe ngrica në veri dhe jug

Ora News – Temperatura të ulëta, borë dhe ngrica në veri dhe jug

Subscribe në Ora News këtu br Reshjet e borës të shoqëruar me temperatura të ulëta vijojnë të mbajnë të mbërthyer vendin tonë. Në Dibër fshatrat janë pothuajse të izoluar për shkak të stuhive të herepas-hershme të borës, ndërkohë që në të gjithë vendin rrugët nacionale janë të hapura. Në Gjirokastër, nga reshjet e borës rekomandohet përdorimi i zinxhirëve edhe në qytet.br Në të gjithë vendin vijojnë të jenë prezente temperatura disa gradë poshtë zeros, që kanë shkaktuar probleme në jetën dhe aktivitetin e përditshëm të banorëve të zonave të prekura.br Situata më problematike paraqitet në qarkun e Dibrës ku rrugët rurale kanë vështirësi lëvizjeje për shkak të stuhive të vazhdueshme të borës.br Raportohet se aksi nacional ësthë i hapur për mjetet, por nevojitet pajisja me zinxhirë për t?i paraprirë çdo lloj të papriture.br Në Qarkun e Kukësit, Rruga e Kombit është e hapur dhe qarkullimi bëhet pa zinxhirë, ndërkohë që janë të kalueshme me zinxhirë dhe shumica e rrugëve rurale.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-03-16

Duration: 02:07