Ora News – Vlera e drogës së sekuestruar në Brindizi 19 mln euro

Ora News – Vlera e drogës së sekuestruar në Brindizi 19 mln euro

Subscribe në Ora News këtu br Policia financiare italiane me anë të një deklarate shtypi informon sot në mbrëmje se në një operacioni nga ajri e deti, policia e Barit ka sekuestruar rreth 2 tonë marijuanë të trafikuar me skaf nga Shqipëria drejt Italisë si dhe ka arrestuar në flagrancë 2 skafistë: shtetasin shqiptar B.H 45 vjec e shtetasin italian nga qyteti i Brindizit P.D 47-vjeç.br Në deklaratën e shtypit thuhet se ky ope racion u ekzekutua nga reparti i policisë financiare të Barit në bashkëpunim me repartin ajro detar të qytetit të Tarantos.br Skafi i gjatë rreth 10 metra dhe i pajisur me dy motorra të fuqishëm është identifikuar në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth 11 milje nga brigjet e Brindizit.br Në bordin e tij janë sekuestruar rreth 1.9 tonë marijuanë e konfeksionuar në 84 pako të madhësive të ndryshme. Sipas policisë financiare italiane kjo lëndë narkotike e shitur në tregun ilegal të drogës do të sillte një përfitim prej 19 milionë euro.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-03-16

Duration: 01:04

Your Page Title