Report TV - Zgjedhjet 2017,Doracaj: Spastruam listat, dublikimet mbeten minimale

Report TV - Zgjedhjet 2017,Doracaj: Spastruam listat, dublikimet mbeten minimale

3 milion e gjysmë shqiptarë do t?i drejtohen kutive të votimit më 18 qershor. Drejtori i Gjendjes Civile Bledar Doracaj garanton se listat e zgjedhësve të këtij viti do të jenë më të saktat e prodhuara ndonjëherë, larg kontestimeve për manipulime dhe heqje të drejte votimi.br br Rreth 135 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë. Ndërsa në listat paraprake janë përjashtuar rreth 1751 shtetas mbi 100 vjeç të cilët do të verifikohen nëse janë ende gjallë.br br Numri i dublikimeve të zgjedhësve të lista sipas Doracajt është minimal.br br Listat e zgjedhësve i janë përcjellë bashkive dhe do të përditësohen çdo muaj deri në zgjedhjet e 18 qershorit.br br Deri më tani figurojnë rreth 301 mijë e 700 votues me adresë të panjohur, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, shifër të cilën Drejtoria e Gjendes Civile synon ta reduktojë deri në datën e zgjedhjeve.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2017-03-31

Duration: 01:55