Lirohet ish-prokurori Haxhiu Giu - News, Lajme - Vizion Plus

Lirohet ish-prokurori Haxhiu Giu - News, Lajme - Vizion Plus

br Ish-prokurori Haxhi Giu i dënuar për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre, përfitoi nga amnistia dhe u lirua mëngjesin e kësaj të shtune nga burgu i Peqinit. Ish-prokurori është vetëm një mes 731 të dënuarve të tjerë që përfituan nga ligji ndërsa në dalje nuk preferoi të komentonte. Por vetëm pak minuta pas lirimit, Giu u rikthye në zyrën juridike të institucionit për shkak të një keqkuptimi në përllogaritjen e ditëve dhe përfitimit të amnistisë. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ish-prokurori përfitoi nga ligji dhe rikthimi në zyrën juridike ishte vetëm për procedure. Në maj të vitit 2016, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurorin e Krujës. Giu u arrestua në dhjetor të vitit 2015 me akuzën se kishte marrë ryshfet 29 mijë euro, për të ndryshuar akuzën penale ndaj një personi. Në burgun e Shënkollit lanë qelitë 117 të dënuar. Numrin më të lartë të atyre që përfituan nga amnistia e kishte burgu i Fierit me 152 të dënuar që u liruan. Në Burgun e Fushë Krujës dhe atë të Burrelit u liruan 48 të dënuar, ndërsa në Drenovë të Korçës 55 të tjerë. Ata qe përfituan nga amnistia kane qene te dënuar për vepra te ndryshme penale.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2017-03-31

Duration: 02:12

Your Page Title