Vdekja e 6-vjeçarit në QSUT, pritet ekspertiza mjeko-ligjore

Vdekja e 6-vjeçarit në QSUT, pritet ekspertiza mjeko-ligjore

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të nxjerrë shkaqet e vdekjes së fëmijës 6-vjeçar, i cili ndërroi jetë para 3 ditësh në repartin e pediatrisë në QSUT.br br Burime nga spitali thanë për TV Klan se fëmija me iniciale A.Z nuk ka ndërruar jetë si pasojë e gripit. I mituri ishte paraqitur në urgjencën e pediatrisë nga familjarët në gjendje të rëndë dhe me probleme kardiake.br br 6-vjeçari me origjinë nga Kukësi që jetonte në Sauk pasi mori ndihmë mjekësore qëndroi në reanimacion. Pas një dite ai ndërroi jetë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.br br Policia e kryeqytetit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 6-vjeçarit. Dyshimet se i mituri mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve nga gripi, u hodhën poshtë nga mjekët e QSUT-së, por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të zbulojë dhe shkaqet e vdekjes së 6-vjeçarit.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2017-03-31

Duration: 00:49