Ora News – Hetimi për CEZ, Balla publikon email-et: Dëshmitari Nuel Kalaj lidhje me Berishën

Ora News – Hetimi për CEZ, Balla publikon email-et: Dëshmitari Nuel Kalaj lidhje me Berishën

Subscribe në Ora News këtu br Ka munguar për të dytën herën dëshmitari kyç, Nuel Kalaj që ka negociuar për privatizimin e OSSH tek CEZ. Kryetari i Komisionit Taulant Balla përsëri i ka kërkuar policisë ta sjellë me forcë sapo të shkelë në tokën shqiptare duke qenë se rezulton jashtë vendit. Debatet për përfshirjen e Kalaj në këtë çështje janë zhvilluar mes Ballës dhe ish ministrit Bode i cili ka kërkuar të mos nxirren përfundime para kohe.br Nuel Kalaj i cilësuar si ?sekseri? i shitjes së OSSH tek CEZ nuk i është përgjigjur për të dytën herë kërkesës për të dëshmuar në komisonin hetimor të ngritur për këtë çështje.br Kryetari i Komisionit, Taulant Balla, në mbledhjen e radhës tha se dëshmitari kyç i kësaj çështje ndodhet jashtë vendit.br Deputeti ka depozituar disa emaile të Nuel Kalaj në komunikimet e tij me drejtues të kompanisë çeke CEZ në Shqipëri dhe Pragë në vitet 2008, 2009 dhe 2010.br Ndërsa për ish-Ministrin, Ridvan Bode, këto biseda nuk provojnë asgjë duke i kërkuar kryetarit Balla të mos dalë në përfundime të parakohëshme.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-03-31

Duration: 01:42

Your Page Title