Shkon në 7 numri i viktimave nga gripi

Shkon në 7 numri i viktimave nga gripi

Gripi ka shënuar 3 viktima të tjera në dy ditë, duke e çuar në 7 bilancin e jetëve të humbura nga komplikacionet e tij.br br Sipas burimeve zyrtare të ministrisë së shëndetësisë, një 82-vjecare ka ndërruar jetë të shtunën në spitalin e Vlorës, 71- vjeçarja V. B a ndërruar jetë në spitalin e Korçës mbrëmjen e së hënës dhe rasti më i rëndë është shënuar në orët e para të së martës, ku një fëmijë 2- vjeç e gjysmë ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit pediatrik në Tiranë.br br Vogëlushi nga Lezha, është paraqitur në datën 14 në urgjencën e spitalit të lezhes dhe pas përkeqësimit të situatës një ditë më pas është përcjell me urgjencë ne qendrën spitalore universitare në tiranë, ku është konstatuar se ishte prekur nga infeksion i cipave të trurit.br br Të gjitha rastet e fataliteteve të shënuara deri më tani përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës A.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2017-03-31

Duration: 01:03