Ora News – Karta e inspektorit, Panariti: Moratorium për lumenjtë

Ora News – Karta e inspektorit, Panariti: Moratorium për lumenjtë

Subscribe në Ora News këtu br Moratorium për mbrojten e baseneve ujore dhe ekosistemit. Kjo kërkesë vjen nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti.br Ministri i Bujqësisë dhe kryeinspektori Shkëlqim Hajdari prezantuan kartën e njësuar të inspektorëve dhe sistemit online të inspektimit. Ministri i Bujqësisë kërkoi zero tolerancë ndaj dëmtimeve, ndërhyrjeve dhe punimeve në basenet e lumenjve.br Panariti: Ju e dini çdo të thotë të shkatërrosh shtratin e një lumi; do të thotë të vulosësh fatin e tokave bujqësore. Një moratorium që ne duhet ta shpallim për shfrytëzimin pa kriter dhe marrjen e inerteve nga lumenjtë.br Sistemi i ri inspektimit online parashikon që grupet në terren gjatë plotësimit të procesverbaleve do të dërgojnë në kohë reale të dhënat në drejtorinë e inspektorateve pa pasur mundësi tjetër për ndërhyrë. Për kryeinspektorin Hajdari, kjo metodologji do të zhdukë fenomenin e telefonatave për të ndryshuar vendimmarrjen e inspektorëve.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2017-03-31

Duration: 01:44