Ora News – FMN takime teknike në Tiranë. Fokusi të ardhurat, borxhet, risku

Ora News – FMN takime teknike në Tiranë. Fokusi të ardhurat, borxhet, risku

Subscribe në Ora News këtu br Ekipi i misionit të FMN sapo ka mbërritur në Tiranë ka nisur menjëherë takimet nga Ministria e Financave. Në takim e FMN me zvMinistrin Mete në fokus të diskutimit ishin realizimi i të ardhurave, taksat e prapambetura, borxhet, shpenzimet dhe Partneritin Publik-Privat. Ndërsa nga Banka e Shqipërisë, FMN kërkon ecurinë e zhvillimit bankar e financiar, kredive me probleme, ekspozimin ndaj risqeve. Misioni do të qëndrojë në Tiranë deri në 24 janar.br Misioni i FMN menjëherë pas mbërritjes në Tiranë, ka nisur me takimet zyrtare të tij.br Së pari ekipi i FMN ka zbarkuar në Ministrinë e Financave ku u pritën nga zvMinistri, Ervin Mete, ku është biseduar për realizimin e të ardhurave, planet për taksat e prapambetura, ekzekutimin e kredive të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, paketën fiskale 2017 dhe projeksionet e qeverisë për të ardhurat 2017.br Ndërsa më pas është zhvilluar një takim me stafin teknik të Bankës së Shqipërisë me Departamentin e Zhvillimit të Politikave Monetare.br Ashtu sikurse është parashikuar në axhendën zyrtare, ekipi ka të përcaktuar se takimet do të zhvillohen në rangun teknik.br Në axhendën e misionit të FMN do të diskutohet në ditët në vijim me Ministrinë e Financave edhe për kadastrën fiskale dhe taksimin mbi pronën, buxhetin final të 2017, borxhet e reja të qeverisë, menaxhimin e likuiditeteve, shpenzimet për energjinë dhe projektet në këtë sektor për 2017 deri në 2020, si edhe PPP.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2017-03-31

Duration: 01:38

Your Page Title