Policia ndalon mësuesen që u denoncua në “STOP” duke dhunuar dhe fyer nxënësit e klasës së parë

Policia ndalon mësuesen që u denoncua në “STOP” duke dhunuar dhe fyer nxënësit e klasës së parë

Fatime Vata, mësuese e ciklit fillor në shkollën "Skënder Luarasi" është ndaluar nga Policinë e Tiranës, pas videos së dhunës të transmetuar një natë më parë në emisionin investigativ "STOP", në Televizionin Klan.br br Do të jetë prokuroria që do të vendosë për arrestimin e saj, si dhe akuzën që do të ngrejë. Mësuesja dëgjohet teksa shan dhe fyen nxënësit e klasës së parë.br br Pas transmetimit të këtyre pamjeve, edhe Ministria e Arsimit ka pezulluar mësuesen nga detyra.br br Emisioni "STOP" vendosi të ndjekë skandalin, pas ankesave të shumë prindërve. Në pamje, mësuesja duket teksa u drejtohet fëmijëve me ton të lartë dhe etiketime fyese.br br Veç dhunës psikologjike, mësuesja nuk heziton të dhunojë fizikisht njërin prej nxënësve.br br Ky nuk është rasti i vetëm i dhunës ndaj fëmijëve në shkolla. Edhe më parë, emisioni inevstigativ "STOP" ka transmetuar video ku mësuesit dhunojnë nxënësit. I tillë ishte ai para një viti tek shkolla 9 - vjeçare "Ramazan Jarani", ku mësuesja e Edukimit Fizik dhunon një nxënës të klasës së 8-të.br br Një tjetër rast është edhe dhuna barbare e ushtruar nga administratorja e kopshtit "Diren", Anjeza Shabani ndaj një fëmije vetëm 3 - vjeç, në Korrik të 2016. Shabani është dënuar me dy vjet heqje liri në përfundim të gjykimit për ushtrim dhune.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2017-03-31

Duration: 01:33

Your Page Title