“21 janari”, vrasja e demonstruesve në bulevard - News, Lajme - Vizion Plus

“21 janari”, vrasja e demonstruesve në bulevard - News, Lajme - Vizion Plus

br Gjashte vjet me pare, vrasjet përgjaken protestën me te madhe te opozitës se asaj kohe, te drejtuar nga Partia Socialiste. Teksa njerëzit ishin tubuar prej disa orësh para kryeministrisë, e madje disa sapo kishin nisur te ktheheshin, forcat speciale te gardës se republikës qëlluan mbi turmën me plumba te vërtetë. I pari u vra Ziver Veizi qe ndodhej pranë portës se hekurit. Pas tij, Hekuran Deda e Faik Myrtaj. I shtrire ne bulevard, i pajete, mbeti edhe Aleks Nika. Qe te katërt, te pa armatosur, duke protestuar paqësisht. Kaosi përfshiu bulevardin, teksa askush nuk besonte se trupat qeveritare qe mbronin ish-kryeministrin Berisha ne zyrën e tij, do qëllonin drejt njerëzve. Pak ore me vone, Berisha akuzoi opozitën per ngjarjet, duke folur për vrasës te infiltruar, për çadra pistolete e thika me helm. Kjo vetëm sa e tensionoi edhe me shume situatën. Por shume shpejt u mësua se demonstruesit ishin qëlluar nga forcat e gardës.br Tashme kane kaluar 6 vite nga tragjedia e ?21 Janarit?. Për familjarët e viktimave, drejtësia nuk dënoi asnjë nga fajtoret kryesore. Dosja voluminoze e ?21 Janarit?, e cila pati edhe mbështetjen e FBI, me ne fund e mbylli kalvarin vitin e kaluar, ne Gjykatën e Larte. U dënuan ish-komandanti i Gardes, Ndrea Prendi me një vit, si dhe gardisti Agim Llupo me 3 vjet, por sot qe te dy janë te lire. Vëllai i Hekuran Dedës, i cili mbeti i vrarë në protestë, thotë për Vizion Plus se drejtësia do të zbardhet një ditë me çdo çmim. Ndërkohë, familjaret e 4 viktimave, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Aleks Nika dhe Hekuran Deda, i janë drejtuar Gjykatës se të Drejtave te Njeriut ne Strasburg. Shprese per zbardhjen e drejtësisë ka edhe kunata e Ziver Veizit. Ndërkohe ne homazhet e zhvilluara ne Gjirokastër morën pjese edhe ministrat Mirela Kumbaro e Bledi Çuçi.


User: VizionPlusAlbania

Views: 3

Uploaded: 2017-03-31

Duration: 03:52

Your Page Title