Ora News – Naftëtari tenton të vetëhidhet nga oxhaku 40 m i lartë, s’mori pagën

Ora News – Naftëtari tenton të vetëhidhet nga oxhaku 40 m i lartë, s’mori pagën

Subscribe në Ora News këtu br Ka zbritur pas tre orësh negociatash me policinë e Fierit dhe familjarët, naftëtari 60 vjecar Agim Myrdini që kërcënoi se do të vetëhidhej nga 40 metra lartësi.br Lutja e djalit dhe e familjarëve por dhe premtimi i përfaqësuesit të firmës se do i kalohen pagat e prapambetura bindën punëtorin e rafinerisë së naftës në Fier të zbresë.br Agim Myrdini, baba i gjashtë fëmijëve, duket se kishte parë si zgjidhje të vetme këtë formë pas heshtjes dhe mosreagimit.br Vendimin final për të zbritur nga oxhaku i furrave 60 vjecari e mori vetëm pas premtimit nga përfaqësuesi i pronarëve për likujdim të pagave të prapambetura.br ?Nuk kam besim tek këta. Nëse nuk do më zgjidhin problemin unë do tentoj sërish të hidhem. Kam punuar dhe 16 orë e 14 orë, sepse kisha fëmijët. E bëra për të gjithë kolektivin?br Pas zbritjes nga oxhaku, 60-vjeçari u transportua me ambulancë në spitalin e Fierit për kontroll mjekësor.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2017-03-31

Duration: 02:28