Ora News – Mbetjet, Moisiu: Ligji përcakton, do importohet lëndë e parë për industrinë

Ora News – Mbetjet, Moisiu: Ligji përcakton, do importohet lëndë e parë për industrinë

Subscribe në Ora News këtu br Kompanitë e industrisë së riciklimit dhe shoqëria civile janë ulur për të diskutuar lidhur me ndryshimet në ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Ish Presidenti Moisiu një përkrahës i referendumit të 2012 për importin e mbetjeve kërkoi dialog duke thënë se ligji përcakton se duhet të importohet lëndë e parë për bizneset. Fillimisht palët kanë ruajtur qëndrimet e tyre, ndërsa shprehën angazhim për bashkëpunim lidhur me këtë ligj.br Bizneset e riciklimit të mbetjeve dhe shoqëria civile janë ulur në një tryezë diskutimi lidhur me ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Ish presidenti Alfred Moisiu i ftuar në këtë panel, i cili mbështeti në 2012 referendumin për këtë ligj, u shpreh se sot përballemi me një realitet tjetër. Sipas tij ligji i sotëm përcakton qartë llojin e mbetjeve që do të importohen si edhe përdorimin e tyre si lëndë e përë për industinë.br Moisiu: Kemi të bëjmë me një ligj që specifikon qartë se çfarë mbetjesh do të importohen?! Mbetjet e letrës, metaleve, plastikës dhe drurit. Pra nuk bëhet fjalë për plehra, por për tama mbetje të riciklueshme. Gjykoj se nëse vazhdohet të gjykohet në kundërshtimin e ligjit atëhere sipas gjykimit tim nuk kemi të bëjmë me çështje të ruajtjes së ambientit, por më çështje të tjera që e dina ata që merren me këtë punë.br Shoqëria civile ka ruatjur qëndrimin e saj për importin e mbetjeve duke kërkuar ndryshime në ligj. Ndërsa bashkëpunimi është ofruar nga kreu i Dhomës së Tregëtisë dhe industisë Nikolin Jaka.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-03-31

Duration: 02:13

Your Page Title