Ora News – Sala drejt Prokurorisë, PD kërkesë Llallës dhe ILDKPKI për hetim

Ora News – Sala drejt Prokurorisë, PD kërkesë Llallës dhe ILDKPKI për hetim

Subscribe në Ora News këtu br Kryetari i Autoritetit të Mediave Audio Vizive Gentian Sala do të përballet nw prokurori dhe me hetim në ILDKPKI për dhwnien e licencave numerike por dhe për pasurinë e tij të rritur ndjshëm në vitet e fundit. Deputetët e PD në komisionin e medias përmes një kërkesë zyratre i kërkojnë kryeprokurorit Adriatik Lalla hetim të hollësishëm se si Sala ka drejtuar institucionin AMA i vënë së fundit nën shenjëstër monopolizimin të tregut mediatike.br Deputetët e Partisë Demokratike i kërkojnë kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe Kryeinspektorit Shkëlqim Ganaj hetim të hollësishëm për Gentian Sala kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive për procesin e lëshimit të licencave televizive numerike dhe pasurimin në mënyrë të beftë të familjes së tij vitet e fundit.br Genc Pollo: I drejtohem Prokurorit të Përgjithshëm dhe inspektorit të IKDKP që të hetojë plotësisht çështjet e mësipërme, pra licencat dhe kundërligjshmërinë e dhënies së tyre dhe pasurinë e pashpjeguar, të rritur në mënyrë të pashpjegueshme të zotit Sala të marrin masat e nevojshme dhe në përputhje me rregullat të na informojë.br Votave të opozitës për këtë kërkesë ndaj Prokurorisë së Përgjitshme dhe ILDKPKI për hetimin iu bashkua dhe vota e deputetes së LIBRA Mimoza Hafizi ndërsa mazhoranca votoi kundër.br Mimoza Hafizi: Është në dinjitetin e komisionit tonë të shprehë edhe vullnetin politik që një çështje ndaj një insitutcioni që prek edhe problemet e medias ne duhet të shprehim vullnetin tonë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-03-31

Duration: 02:44