Report TV - Aldo Bare ankimon në Gjykatën Kushtetuese:Hiqni ‘burg përjetë’

Report TV - Aldo Bare ankimon në Gjykatën Kushtetuese:Hiqni ‘burg përjetë’

TIRANE-Alfred Shkurti i njohur si Aldo Bare ish kreu i bandës së Lushnjes dhe gjatë trazirave në vitin e mbrapshtë 1997 ka trokitur në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkon prishjen e dënimit me 'burg përjetë' si dhe shpalljen antikushtetues të 4 vendimeve të drejtësisë shqiptare nga 2011 deri në 2015 që e lanë atë pas hekurave.br br Mbi bazë dokumentash ai ka aplikuar në Kushtetuese aty ku pritet që më 31 Janar 2017, avokati i tij të paraqesë pretendimet se përse duket rigjykuar Bare dhe duhen prishur vendimet e dhëna ndaj tij.br br Fillimisht Bare është dënuar në vitin 2011 me burgim të përjetshëm, por ky dënimin është ankimuar dhe pasi është rikthyer për gjykim me një tjetër kolegj penal përfundimisht është lënë në fuqi, dënimi, 'burg përjetë'.br br Sipas prokurorisë, Aldo Bare ka kryer një sërë vrasjes e vepra penale për të cilat ai duhet të qëndrojë në qeli përjetë, por do të jetë kushtetuesja ajo që do vendos se nëse është kryer apo jo me shkelje ligjore dënimi i Alfred Shkurtit.


User: Report TV

Views: 12

Uploaded: 2017-03-31

Duration: 01:37

Your Page Title