Ora News – Kosova ndan palët në Parlament

Ora News – Kosova ndan palët në Parlament

Subscribe në Ora News këtu br Deputeti i Libra, Ben Blushi sulmoi ashpër politikën e jashtme shqipatare, duke e cilësuar të përbeteuar nga kryeminstri Edi Rama. Blushi tha se Serbia ka projekt të qartë ndarjen e Kosovës dhe marrjen e veriut të këtij vendi dhe në rast ndarje të veriut, Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen.br Blushi: Shqipëria është aktori më i dobët sot dhe më i heshtur për atë që po ndodh në Kosovë duke i ndihmuar për fat të keq serbët. .Nëse Kosova ndahet në veri, siç mund të jetë një projekt jo vetëm serb, atëherë pasoja duhet të ishte kjo, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën si pasoja më e arsyeshme dhe e vetme nëse kjo gjë ndodh.br Kjo teze u mbështet dhe nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili deklaroi se politika e jashtme shqiptare nuk është e vëmendshme dhe nuk analizon asnjë zhvillim.br Berisha: Kjo është një gjë shumë e rrezikshme, e rrezikshme për mbarë rajonin. Çdo agresion ndaj shqiptarëve do reagojmë si komb i vetëm. Blushi theksoi që nëse ndodh kjo të bashkohet Kosova me Shqipërinë. Jo absolutisht! Të bashkohen të gjitha territoret shqiptare kudo ku janë në Shqipëri.br Pavarësisht pretendimeve të deputetëve, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, u shpreh se Shqipëria do të vazhdojë që në politikën e jashtme të mbajë kursin e Atlantikut të Veriut.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-04-01

Duration: 01:52