Report TV - Nga Vlora e Tropoja 2 gurët e parë në sheshin "Skënderbej"

Report TV - Nga Vlora e Tropoja 2 gurët e parë në sheshin "Skënderbej"

TIRANE-Pas afro një dekade nga prezantimi i projektit për rijetëzimin e sheshit ?Skënderbej? nga ana e kryebashkiakut të atëhershëm të Tiranës, Edi Rama, u vendos sot pllaka e parë.br br Kryeministri Edi Rama si ideator i këtij projekti dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vendosën sot në mënyrë simbolike pllakat e para duke shënuar dhe nisjen e fazës finale për ndërtimin e sheshit ?Skënderbej?, i konceptuar si një hapësirë publike kushtuar qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.br br Dy gurët e parë vijnë nga Vlora dhe nga Tropoja për të manifestuar simbolikën e këtij sheshi që do të përfaqësojë të gjitha trevat shqiptare.br br Rama u shpreh se me gur nga të gjitha trojet shqiptare do të thuret qilimi unikal ku do të rrinë pranë Malisheva e Konispoli.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2017-04-01

Duration: 02:00

Your Page Title