Ora News – Transporti publik, nis sistemi i pikëzimit për operatorët urban

Ora News – Transporti publik, nis sistemi i pikëzimit për operatorët urban

Subscribe në Ora News këtu br Operatorët e transportit publik në Tiranë do të jenë pjesë e sistemit të pikëzimit dhe do të rrezikojnë licensat në rast se gjobiten vazhdimisht. Sipas kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, në rast të humbjes së pikëve një operator futet në listën e zezë.br Sistemi i ri i pikëzimit për transportin publik që nis nga kjo javë, për të gjithë operatorët e papërgjegjshëm sjell një risi në disiplinimin e këtij lloj transporti, e quajtur ?lista e zezë?.br Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sqaron se një operator mund të përfundojë në këtë listë nëse mer vazhdimisht masa administrative.br Veliaj: ?Falë gjobave të AMK-së kemi transformuar mënyrën e bërjes së politikave të transportit në Tiranë. Kompanitë që kanë nisur të operojnë nga fillimi i këtij viti, vlerësohen në bazë të një sistemi pikësh. Gjoba ndikon në sistemin e pikëve, të cilat reduktohen deri në humbjen e licencës për një operator i cili nuk performon, për të cilin ka ankesa, që nuk jep biletën, që nuk ndalon në stacion, që ecën ngadalë apo kur nuk i punon kondicioneri, kur faturino pi cigare apo kur shoferi flet në telefon?.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-04-01

Duration: 01:19

Your Page Title