Ora News – Krijohet partia më e re për ish të përdjekurit politik

Ora News – Krijohet partia më e re për ish të përdjekurit politik

Subscribe në Ora News këtu br Një parti e re i shtohet spektrit politik dhe synon mbrojtjen e të drejtave të shtresës së ish të përndjekurve politik. Aleanca Popullore për Drejtësi, e drejtuar nga Bilal Kola nisi rrugëtimin e saj me synimin, dhënien fund padrejtësisë 26-vjeçare për shtresën e të parndjekurve.br Aleanca Popullore për Drejtësi, është formacioni më i ri që i bashkohet spektrit politik shqiptar dhe që në thelb të programit ka mbrojtjen e shtresës së ish-të përndjekurve politik. br Themeluesi i këtij formacioni politik, Bilal Kola, tha se ish të përndjekurit kanë 26 vite që nuk përfaqësohen dhe kauza e tyre është keqpërdorur nga partitë e tjera.br Bilal Kola: Çdo aspiratë, çdo premtim i pambajtur gjatë këtyre 26 viteve uroj të gjejë shpresë, mirëkuptim dhe zgjidhje finale në këtë projekt të ri politik që po startojmë sot.br Kola tha se partia Aleanca Popullore për Drejtësi do të bashkëpunojë me çdo shoqatë të ish të përndjekurve politik për të përfaqësuar drejt kauzat e tyre.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-04-01

Duration: 01:12