Ora News – Tërmeti shkaktoi dëme në disa banesa të Beratit

Ora News – Tërmeti shkaktoi dëme në disa banesa të Beratit

Subscribe në Ora News këtu br Bashkia e Urës Vajgurore rezulton të ketë qënë epiqendra e lëkundjeve të tokës që ndodhi rreth orës 18:06 të pasdites së të premtes, ndërkohë që tërmeti me magnitudë 4.5 ballë të shkallës rihter u ndie dhe në qytetin e mbrojtur nga UNESCO.br Veç momenteve të panikut që shkaktoi tek banorët tërmeti nuk ka kaluar pa shkaktuar dhe dëme materiale në disa banesa, të cilat tashmë janë duke u verifikuar.br Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut, Fadil Nasufi është ngritur paraditen e së shtunës, (28 janar 2017) një grup pune, i cili ka nisur të verifikoj në terren dëmet e tërmetit. Vetë Nafusi, kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore Julijana Memaj, sëbashku me spicialistë të fushës dolën sot në terren për të verifikuar rastet e raportuara pas tërmetit.br Grupi i punës inspektoi nga afër një banesë në qendër të qytetit, e cila për shkak të vjetërsisë së saj kishte pësuar plasaritje si pasojë e lëkundjeve të tërmetit.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-04-01

Duration: 01:37

Your Page Title