Ora News – Heshtje pas furtunës! Zyra e LSI: Zgjidhje institucionale, jo retorika klonfliktuale

Ora News – Heshtje pas furtunës! Zyra e LSI: Zgjidhje institucionale, jo retorika klonfliktuale

Subscribe në Ora News këtu br Ilir Meta ofron si vizion të LSI zgjidhjen institucionale dhe jo përdorimin e retorikës konfliktuale politike, pak orë pas akuzave të ashpra të eksponentëve të lartë të LSI ndaj qeverisjes dhe ministrave të PS.br Përmes një qëndrimi të shpërndarë nga zyra e shtypit të LSI kjo forcë politike konfirmon angazhimin për shtet ligjor duke paralajmëruar nivele të reja, shumë të larta të sundimit të ligjit, pa elaboruar domethënien e tyre.br Meta: Zgjidhja institucionale me përgjegjshmëri të plotë dhe jo retorikat konfliktuale politike, fajësuese dhe shfajësuese, do ta çojnë angazhimin tonë për forcimin e shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit në vend në nivele të reja, shumë më të larta dhe të qëndrueshme. Ky është vizioni dhe kjo është përgjegjshmëria e Lëvizjes Socialiste për Integrim.br Gjatë takimit me strukturat e njësisë 5 të LSI zhvilluar në kuadër të konventës zgjedhore të Tiranës, Meta ka zgjedhur të flasë për qëndrimin pozitiv të sekretarit të ri amerikan të mbrojtjes ndaj Kosovës.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-04-01

Duration: 02:03