Report TV - Statusi i naftëtarit, Klosi: Do të ulet mosha e pensionit me 5 vite

Report TV - Statusi i naftëtarit, Klosi: Do të ulet mosha e pensionit me 5 vite

Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi ka paraqitur ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë projektligjin për statusin naftëtarit.br br Klosi e ka cilësuar statusin për këtë kategori si një detyrim të shoqërisë. Në projektligjin e propozuar parashikohet që naftëtarët do të përfitojnë ulje të moshës së pensionit me 5 vite si dhe do të marrin 1 pension shtesë për çdo vit pune.br br Në këtë projektligj përfshihen edhe punëdhënësit, të cilët do të detyrohen të derdhin kontribute shtesë në fondet e pensioneve private. Gjithashtu parashikohen dhe dy kontrolle mjekësore falas për naftëtarët si dhe trajtim falas për sëmundjet.br br Ministri Klosi bëri të ditur se do të përfitojnë 5 mijë naftëtarë, ku 2 mijë prej tyre do të përfitojnë menjëhere nga ulja me 5 vite të moshës së pensionin.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-04-01

Duration: 01:27

Your Page Title