Tre gjyqtarë e një prokuror japin dorëheqjen

Tre gjyqtarë e një prokuror japin dorëheqjen

E sapozgjedhur në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Gjyqtarja Mirela Fana ka dhënë dorëheqjen.br br Anëtarja e Gjykatës së Lartë u zgjodh anëtare e Këshillit të Emërimeve më 27 janar të këtij viti kur u hodh shorti për këtë institucion të rëndësishëm të Drejtësisë.br br Presidenca konfirmoi se Mirela Fana ka dorëzuar dorëheqjen ditë e martë. Fana sqaroi zyrtarisht se jepte dorëheqjen për arsye personale.br br Shorti përzgjodhi si anëtar zëvendësues nga Gjykata e Lartë, Gjyqtarin Artan Zeneli, i cili tashmë duket se do të zërë postin e lënë bosh nga kolegia e tijbr br Po zyrtarisht presidenca njoftoi se ka dhënë dorëheqjen prokurori i Krujës, Sulejman Tola. Gjithashtu edhe gjyqtari i Apelit te Vlorës, Ilir Çeliku dhe gjyqtari i Elbasanit Ilir Pashaj kanë paraqitur dorëheqjen pranë presidencës. Vettingut nuk do t?i nënshtrohen as anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, i cili nuk ka dorëzuar formularin me të dhënat e tij. Këtë formular mësohet se e kanë dorëzuar 794 gjyqtarë dhe prokurorë.br br Kryeministri Edi Rama reagoi duke thënë se largimet ishin pasojë e ligjit të Vettingut.br br ?Përshëndes largimet vullnetare të gjykatësveprokurorëve që s?duan të kalojnë Vettingun! Drejtësia e Re nuk kapet dot si e Vjetra që po bie!? shkruajti kryeministri në Facebook.br br Gjyqtaret dhe prokurori i larguar nuk kanë plotësuar as formularët që kërkohen nga Vettingu.


User: RTV KLAN

Views: 6

Uploaded: 2017-04-01

Duration: 01:21