Ora News – Durrës, protesta për Velierën, qytetarët: Po dëmtohen vlerat arkeologjike

Ora News – Durrës, protesta për Velierën, qytetarët: Po dëmtohen vlerat arkeologjike

Subscribe në Ora News këtu br Qytetarët e Durrësit kanë protestuar kundë rprojektit të Velierës, që do ndërtohet në qendër të qytetit bregdetar. Protestuesit thonë se punimet do dëmtojnë murin antik të Durrësit që daton në shekullin e V para erës sonë. Kryebashkiaku Dako ka reaguar për protestën duke shpjeguar se punimet për investimin 6 milionë dollarë, po monitorohen nga një grup arkeologësh.br Qytetarët durrsakë të mbeshtetur nga shoqeria civile protestuan sot para Kullës Veneciane, në vendin ku po zbatohet projekti për ndërtimin e Velieres. Protestuesit thonë se ky ndërtim po shkatërron rrënojat arkeologjike të qytetit, pasi muri rrethues i qytetit antik, ndërtim i shekullit të V para erës sonë, kalon pikërisht në vendin ku po zhvillohen punimet.br Perfaqesues në protestë: Prej ditësh këtu janë bërë gërmime ku ka dalë edhe arkeologjia në shesh, por kryetari i bashkisë e ka betonizuar. Muri i kalasë po betonizohet.br Sazan Guri: Këtu bëhet një gërmim për të ngritur një objekt, për të lënë shenje, sepse nuk është e domosdoshme që ky objekt të rrijë si hije nën këtë tore që është me vlera.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2017-04-01

Duration: 01:31

Your Page Title