27 mijë qytetarë kanë rivlerësuar pasurinë - News, Lajme - Vizion Plus

27 mijë qytetarë kanë rivlerësuar pasurinë - News, Lajme - Vizion Plus

Pesë muaj nuk kanë mjaftuar që qytetarët të rivlerësojnë pasuritë e tyre, ndaj ky proces do të shtyhet deri në fund të muajit maj, me qëllim përballimin e fluksit të aplikimeve. Bëhet fjalë për rivlerësimin me një tatim prej 2 . Kryeregjitruesi Ilirjan Muho në një intervistë për Vizion Plus sqaron se në Tiranë aplikimet arrijnë deri në 120 në dite. Procedura është e thjeshtë dhe një aplikim mund të marrë 2 deri në 4 ditë. Por duke parë fluksin e interesimit të qytetarëve zyrat e regjistrimit u vendosë shtyrja e afatit. Të gjithë qytetarët që kanë një pasuri, nga e cila paguajnë 15 tatim fitim të diferencës mes vlerës kur e kanë marrë dhe asaj që ka sot tregu, tashmë duhet të paguajnë vetëm 2. Ky rivlerësim vlen kryesisht për ata që duan të shesin pasurinë dhe të shmangin pagesa të larta tatimi në shtet.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2017-04-01

Duration: 01:52

Your Page Title