Ora News – Dedja kërkesë ambasadës së SHBA: Pse iu refuzua viza Besnik Imerajt?

Ora News – Dedja kërkesë ambasadës së SHBA: Pse iu refuzua viza Besnik Imerajt?

Subscribe në Ora News këtu br Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja i është drejtuar me një kërkesë ambasadës amerikane në Tiranë ku kërkon sqarime për anulimin e vizës për anëtarin e kësaj Gjykate, Besnik Imeraj.br Sipas letrës, nga deklarimet e zt.Ymeraj, konsullata amerikane e ka lajmëruar më 26 janar 2017 se i është komunikuar revokimi i vizës, datë që përkon edhe me njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë se u ishin revokuar vizat një sërë gjyqtarëve dhe prokurorëve në nisje të procesit të Vettingut.br ?Në mbështetje dhe respektim të plotë të statusit të veçantë dhe protokollar që një anëtar i Gjykatës Kushtetuese gëzon, z.Besnik Imeraj ka qenë mbajtës i një vize të lëshua nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikdës, me afat përdorimi deri në vitin 2018. Sipas zt.Imeraj, me datë 26.01.2017, i është komunikuar nga Shërbimet e Konsullatës të Ambasadës, revokimi i vizës, duke mos i dhënë asnjë arsye mbi këtë veprim?, thuhet në letrën e publikuar nga Opinion.al.br Nëse në deklaratën e parë për këtë çështje, ambasada amerikane në Tiranë nuk e kishte përcaktuar numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për refuzimin e vizës, në deklaratën e një nate më parë, ambasada thotë se viza u është refuzuar 23 gjyqtarëve dhe prokurorëve.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2017-04-01

Duration: 01:14

Your Page Title