Ora News – Laç, pako me tritol në bagazh, shpëtojnë dy persona

Ora News – Laç, pako me tritol në bagazh, shpëtojnë dy persona

Subscribe në Ora News këtu br Sinjali për defekt me llambën e vajit u ka shpëtuar jetën dy shtetasve shqiptare teksa udhëtonin nga Tirana në Pukë në një automjet ku ishte vendosur një pako me tritol. Pas ndalesës për defekt, drejtuesi vëren pakon e dyshimte dhe lajmëron policinë. Ndërsa policia përgatitej për të ndërhyrë, tritoli shpërthen në mënyrë të pakontrolluar por pa të lënduar. Policia ka nisur hetimet dhe deri tani nuk ka asnjë pistë për autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje.br Parandalohet një atentat me tritol në qytetin e Kurbinit. Dy shtetas të cilët po udhëtonin nga Tirana për në Pukë , pa dijeninë e tyre në automjet kishin edhe një pako me lëndë plasëse. Por fati ka qënë me ta, teksa kanë ndaluar në Fshatin Gjorm të Kurbinit, pas ndezejes së sinjalit të paralajmërimit për ti shpëtuar jetën, ishte llamba e vajit prej së cilës ata ndalën mjetin për ta kontrolluar.br E ndërsa drejtuesi i mjetit tip Benz 190 nga Puka, hapi bagazhin ku ndodhej bidoni me sasinë e vajit për të furnizuar makinën, vëren një pako të dyshimtë. Sipas dëshmisë paraprake, të alarmuar për çka panë, dy pasagjerët, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur, u larguan nga automjeti dhe lajmëruan menjëherë policinë e Kurbinit. Së bashku me forcat e policisë në vendgjarje mbërritën edhe focat antieksploziv, të cilët pasi kqyrën situatën ku konfirmuan se pakoja e vendosur në automjetin me targa AA3391 Z ishte me eksploziv, i llojit tritol.br E ndërsa përgatiteshin për të bërë një shpërthim të kontrolluar të pakos, papritur në mënyrë të pakontrolluar ka shpërthyer esklozivi, i destinuar për të marrë jetën e dy shtetasve që udhëtonin në automjet. Sipas policisë është dëmtuar makina, por askush nuk është lënduar sikurse ishte qëllimi i vendosjes së kësaj pakoje.br Policia e Kurbinit ka nisur hetimet për këtë ngjarje, ndërsa në pyetje është marrë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri që ndodhej me të. Ndërkohë ende nuk ka një pistë të qartë për autorët e vendosjes së ekplozivit në makinë.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2017-04-01

Duration: 01:24