Amaneti i Dritëro Agollit

Amaneti i Dritëro Agollit

Subscribe në Ora News këtu br Sadije Agolli: E kam shumë të vështirë. Nuk besoja deri në fund se do të vdiste. Ditët e fundit e shihja se me zor merrte frymë dhe prapë se besova. Mendoja se ai do të jetonte. E donte jetën në çdo grimcë të saj. Thoshte hiqe perden, dua të shoh rezet e diellit. E hapja perden. E ndriçonte pjesë pjesë.br I thosha më duket se duke besuar natyrën, po kthehesh në gjakun tënd, në bektashizëm. Ata besojnë në çdo gjë, në fijen e barit dhe në gurë, në çdo gjë. Kam një detyrë edhe më të vështirë dhe duhet të bëhem e fortë. Më ka lënë shumë shumë gjëra.br Duke i pastruar kostumin, kam gjetur blloqe me aforizma, me mendime në Parlament, dhe kudo ku ulesh, në kafe. Edhe kohët e fundit shkarraviste. I ndau stilografët e çmuar. Jo Dritëro, do t?i ruaj, të gjitha do t?i ruaj.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2017-04-01

Duration: 02:05

Your Page Title