Report TV - Art edhe në fshat,Teatri i Kukullave të Lezhës shfaqje në zona të thella

Report TV - Art edhe në fshat,Teatri i Kukullave të Lezhës shfaqje në zona të thella

Teatri i Kukullave në Lezhë i rikthyer pas 30 vjetësh mungesë ka nisur aktivitetet edhe jashtë qytetit.br br I ngritur pak muaj më parë, ky institucion ka dhënë shfaqje në fshatrat e Ungrejit dhe Kalivaçit të Bashkisë Lezhë.br br Dalja me ture jashtë rrethit ka nisur me premierën ?Xixëllonjat?.br br Drejtori i shkollës së bashkuar në Ungrej Lek Luku thotë se shfaqjet do të vijojnë pavarësisht se mungojnë ambientet e përshtatshme.br br Drejtoresha e shkollës në Kalivaç, Drita Gjoni ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj organizatorëve.br br Drejtori i arsimit Ardian Laçi, është i bindur se interesi i fëmijëve për te ndjekur të tilla shfaqje është i larte edhe ne zonat rurale. br br Teatri i Kukullave në Lezhë iu rikthye këtij qyteti në fillim te muajit dhjetor me sipërmarrjen dhe kontributin e ish-aktorëve te Lezhës që sot janë në pension.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2017-04-01

Duration: 01:18

Your Page Title