Rama: Vettingu jo për ambasadorin e SHBA, as për Prokurorin e Përgjithshëm

Rama: Vettingu jo për ambasadorin e SHBA, as për Prokurorin e Përgjithshëm

Kryeministri Edi Rama nuk ka komentuar deri me sot përplasjen publike mes ambasadorit të ShBA dhe Prokurorit të përgjithshëm.br br Në një takim me përfituesit e skemës lehtësuese për kamatëvonesat e energjisë elektrike, kreu i qeverisë zgjodhi që duke iu drejtuar atyre te jap dhe variantin e tij për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi dhe vettingu-t për gjyqtarët dhe prokurorët, duke lenë të kuptohet se me kë nga palët në këtë përplasje rreshtohet.br br Edi Rama: Reforma në drejtuesi nuk është për të futur disa pushtetar të korruptuar në burg. Jo, është që ju të merrni drejtesi te dera e gjykatës. Dhe vettingu nuk është as se e dua unë, ambasadori apo prokurori i përgjithshëm? Është për të bërë shtet.br br Prokurori i Përgjithshëm pati një reagim të fortë javën e shkuar për deklaratat e diplomatit amerikan, që e akuzonte se ishte kundër reformës në drejtësi dhe kishte shkelur frymën kushtetuese me propozimet e organit që drejton në Këshillin e Emërimeve në Drejtuesi.br br Përplasjen mes tyre e komentoi dhe kreu i Kuvendit, që i dha të drejte Prokurorit të Përgjithshëm duke deklaruar se ai ka zbatuar pikë për pikë Kushtetutën me propozimet për shortin e KED.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2017-04-01

Duration: 01:24

Your Page Title