Report TV - Përfundimisht Gjirokastra pa aeroport, protestojnë banorët

Report TV - Përfundimisht Gjirokastra pa aeroport, protestojnë banorët

Deklarimi i kryeministrit që aeroporti i jugut do të ndërtohet në Vlorë, dhe jo në Gjirokastër ka indinjuar Forumin Aeroportin e Gjirokastrës.br br Ky forum ekziston prej 17 vjetësh që ka për qëllim, pikërisht sensibilizimin e instrumenteve shtetërore, për rifunskionimin e të vetmit aeroport në jug të vendit qysh në vitet ?30, sic është Aeroporti i Gjirokastrës.br br Përfaqësues të këtij forumi në të cilën bëjnë pjesë intelektualë të qytetit kryesisht artistë, inxhinierë, gjeologë dhe nga shoqëria civile, kanë ngelur mjaft të zhgënjyer nga vendimi i fundit i kryeministrit Rama.br br Sipas inxhinierit Cobani, terreni i Aeroportit të Gjirokastrës, është i studiuar prej gati 80 vjetësh nga specialistët e atëhershëm italianë dhe ristudiuar duke e nxjerrë si një vend mjaft të përshtatshëm për ulje të avionëve.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-04-01

Duration: 01:24

Your Page Title