Report TV - Rruga Shkodër-Hani Hotit rrezik për shoferët,Sterkaj: Plotëson parametrat

Report TV - Rruga Shkodër-Hani Hotit rrezik për shoferët,Sterkaj: Plotëson parametrat

Autostrada Shkodër-Hani Hotit mund të cilësohet si një nga rrugët më të rrezikshme në Shqipëri.br br Mungesa e mbikalimeve, ndriçimi, por edhe pakujdesia e qytetarëve ka bërë që çdo muaj të ketë aksidente me pasoja në njerëz.br br Aksidenti më i fundit në këtë aks rrugor ka ndodhur para pak ditësh, ku një 55-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një automjet teksa kalonte rrugën pranë kryqezimit të fshatit Boriç i Madh.br br Drejtori i autoritetit rrugor për zonën e Veriut, Shkëlqim Sterkaj thekson se autostrada Shkodër- Hani i Hotit është një nga rrugët më të mira që ka Autoriteti Rrugor Shqiptar në qarkun e Shkodrës, por janë ndërtimet afër rrugës ato që ndikojnë në numrin e lartë të aksidenteve.br br Superstarda Shkodër- Hani Hotit lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Për sinjalistikën në këtë aks janë investuar 1.5 milione euro.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2017-04-01

Duration: 01:45

Your Page Title