Ora News – Vdekja e Ardit Gjoklaj në Sharrë, Prokuroria çon për gjykim dy të akuzuarit

Ora News – Vdekja e Ardit Gjoklaj në Sharrë, Prokuroria çon për gjykim dy të akuzuarit

Subscribe në Ora News këtu br Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim dy persona të akuzuar se për shkak të shkeljes së rregullave në punë, kanë shkaktuar vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, i cili po punonte në landfillin e përpunimit të mbetjeve në Sharrë, ngjarje e ndodhur në datë 07.08.2016.br Nga hetimi i Prokurorisë rezulton se ?përgjegjësi i turnit i kompanisë ?3R? që menaxhonte përpunimin e mbeturinave, shtetasi Dëfrim Hakrama, si edhe fadromisti Edmond Kollari, nuk kanë respektuar rregulloret për mënyrën e punës, si pasojë e të cilave ka mbetur i vdekur shtetasi Gjoklaj, i cili punonte pranë kësaj kompanie?.br Për këtë çështje, krahas hetimeve të nisura për vdekjen e 17-vjeçarit, janë duke u zhvilluar hetime edhe për përgjegjësitë e mundshme të kompanisë ?3R?, shoqërisë ?Eco Tirana? dhe Bashkisë së Tiranës, bazuar në një kallëzim të dorëzuar nga grupi i këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike.br Prokuroria thotë se hetimi për kompanitë dhe Bashkinë e Tiranës u veçua nga hetimi kryesor për vdekjen e Ardit Gjoklaj, për faktin se po përfundonin afatet e paraburgimit për dy personat e konsideruar përgjegjës për vdekjen e punëtorit, për të cilët përfundoi hetimi dhe u dërguan për gjykim.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2017-04-01

Duration: 01:37

Your Page Title