Ora News sjell pamjet nga thellësia e minierës, ku 3 minatorë janë të zhdukur

Ora News sjell pamjet nga thellësia e minierës, ku 3 minatorë janë të zhdukur

Subscribe në Ora News këtu br Për herë të parë publikohen pamjet nga thellësia e minierës ku vazhdohet të punohet intesivisht për të mbërritur në nivelin 21, ku të shtunën e kaluar gjendeshin tre minatorët kinezë përpara së të ndodhte shpërthimi.br Pamjet që sjell Ora News janë të nivelit 14 dhe 16, ndërkohë që thellësia është shumë e madhe.br Reparti i Inspektim Shpëtimit të Minierave vazhdon në kushte jashtëzakonisht të vështira operacionin për kërkimin e tre minatorëve kinezë të bllokuar në nivelin e 21 të minierës së Kromit në Bulqizë.br Edhe kushtet në të cilat po punohet për shtrirjen e ventilimit dhe për të mbërritur në nivelin e 21 janë shumë të vështira.br Avancimi drejt vatrës së aksidentit ku dyshohet se ndodhen dhe minatorët është vështirësuar nga prania e lartë e hidrogjenit në ajër dhe rreziku që paraqet për jetën e punonjësve të angazhuar në këtë operacion.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2017-04-01

Duration: 02:07