Ora News – Atentati ndaj Çapajt, ADN-ja zbuloi autorësinë e të arratisurit në Holandë

Ora News – Atentati ndaj Çapajt, ADN-ja zbuloi autorësinë e të arratisurit në Holandë

Subscribe në Ora News këtu br Prokuroria e Elbasanit konfirmoi zyrtarisht arrestimin nga autoritetet holandeze të shtetasit Shkëlzen Hasanpapaj, i dyshuar për vrasje në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë.br I riu sipas Prokurorisë, dyshohet se është autori i plagosjes së dyfishtë me armë paraditen e datës 6 qershor të vitit të shkuar në qytetin e Elbasanit, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti, ndërsa shënjestër ishte Florenc Çapja. br Në atë kohë mbetën të plagosur shtetasit Bledar Muça, si dhe shtetasja M. Kermezo, punonjëse policie, e cila, në momentin e ngjarjes, ka qenë rastësisht si këmbësore aty. Prokuroria sqaron se në vendin e ngjarjes u gjetën disa sende, si një çantë kamuflazhi, arma e krimit si dhe sende të tjera të përdorura nga autori.br Prokuroria sqaron se të gjitha gjurmët e ADN-së ishin të ngjashme, ndërsa përpjekja për t?i krahasuar ato me autorin e dyshuar Shkëlzen Hasanpapaj, qenë të pamundura, pasi ai u largua nga Shqipëria ditën pas ngjarjes.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2017-04-01

Duration: 01:37

Your Page Title