Ora News – Transportonte paratë e bankës, grabitet makina rrugës për në Rinas

Ora News – Transportonte paratë e bankës, grabitet makina rrugës për në Rinas

Subscribe në Ora News këtu br Persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur paratë e një banke të nivelit të dytë ë që po transportoheshin me një makinë të blinduar rrugës për në Rinas.br Grabitja është raportuar rreth orës 13:55 minuta. br Mjeti po udhëtonte në mbikalimin e Kasharit kur është zënë pritë nga makina e grabitësvebr Nuk ka ende njoftim zyrtar lidhur me grabitjen si dhe nuk dihet as shuma e grabiturbr Gazetarja e Ora News Keti Banushi informon se janë grabitur 7-8 thasë, por nuk saktësohet nëse janë me para ose me valutë. br Autorët dyshohet se ishin më shumë se 4br Gazetarja e Ora News, Keti Banushi informon se ?Dyshohet për 4 ose më shumë autorë, të cilët ishin të veshur me të zeza, të maskuar dhe të armatosur. Shuma e parave ende nuk duhit, por dyshohet që janë 7 ose 8 thasë me para, që nuk dihen nëse janë valutë apo lekë dhe destinacioni ishte Rinasi.br Ka pasur një përleshje të autorëve me forcat e sigurisë, i kanë kërkuar çelsin shoferit i cili nuk ka pranuar ti japë. Autorët e kanë goditur shoferin dhe më pas kanë thyer xhamat.br Autorët kanë qenë me dy makina, njëra i ka dalë blindit që transportonte para përpara ndërsa makina tjetër ka ardhur nga pjesa tjetër e rrugës dhe ka bllokuar makinën shoqëruese.br Janë marrë në pyetje forcat e sigurisë që shoqëronin makinën. Kanë qenë 4 ose 5 forca të sigurisë që shoqëronin makinën me para.?br Policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe dyshohet se janë mbi dy persona siç kanë deklaruar forcat e policisë.


User: Ora News Lajme

Views: 4

Uploaded: 2017-04-01

Duration: 04:18

Your Page Title