Zbulohet foto e grabitësit të Rinasit

Zbulohet foto e grabitësit të Rinasit

Ky është A. Pepa, personi i dyshuar si një nga autorët e grabitjes së një milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit, Qershorin e vitit të kaluar. 42 - vjeçari me origjinë nga Elbasani është shpallur në kërkim ndërkombëtar, me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda.br br Sipas hetimeve të deritanishme, Pepa ka qënë shofer në makinën që u përdor në grabitje. 42 - vjeçari konsiderohet si mjaft i rëndësishëm për hetimin dhe për këtë arsye po kërkohet në disa vende të Europës.br br Autoritetet shqiptare kanë arritur ta ndjekin 42 - vjeçarin deri në Rumani, aty ku dhe ka humbur gjurmë. Po bashkëpunohet ngushtë me policinë e këtij vendi për të bërë të mundur prangosjen e tij.br br Pepa u idenfikua nga parukja e gjetur në vendin ku u dogj makina, me të cilën u krye grabitja. Në të janë gjetur elemente dhe nga to është përftuar një profil gjenetik. Ky profil është krahasuar me atë të familjareve të tij dhe është përputhur plotësisht.


User: RTV KLAN

Views: 16

Uploaded: 2017-04-01

Duration: 00:58

Your Page Title