Report TV - Atentat në Vlorë! Plagoset me armë zjarri një 28-vjeçar

Report TV - Atentat në Vlorë! Plagoset me armë zjarri një 28-vjeçar

VLORË-Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.br br Burime për Report Tv mësojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen "Isa Boletini" pranë vendit të quajtur "Kali i Trojës".br br I plagosuri Arlind Lulushi, 28 vjeç, ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.br br Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.br br Njoftimi i policisë:br br Rreth orës 19:50 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Isa Boletini" pranë vendit të quajtur "Kali i Trojës" ku një person i paidentifikuar ende ka qëlluar me armë zjarri një shtetas tjetër me inicialet A.L., 28 vjeç, banues në Vlorë, i cili është plagosur në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore. Autori ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira, por po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet hetimore në lidhje zbardhjen dhe sqarimin e saj.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2017-04-01

Duration: 00:36

Your Page Title