Ora News – Elbasan, “policët” grabisin dhe dhunojnë biznesmenin e një pike karburanti

Ora News – Elbasan, “policët” grabisin dhe dhunojnë biznesmenin e një pike karburanti

Subscribe në Ora News këtu br Një biznesmen i një pike karburanti u grabit nga tre persona të armatosur të veshur si efektivë policie. 70-vjeçari nga fshati Qyrkan i Elbasanit, tha se nën kërcënimin e armëve grabitësit u morën bizhuteri, ndërsa shtoi se për fat të mirë, ndonëse u goditën nga keqbërësit, shpëtuan gjallë sëbashku me bashkëshorten.br Persona me uniforma policie kanë hyrë për të grabitur në banesën e një biznesmeni karburantesh në Qyrkan të Elbasanit.br 70-vjeçari, Qemal Shabani, i cili ndodhej në banesë vetëm me bashkëshorten, thotë për Ora News, se grabitësit pasi u prezantuan si efektivë, i kanë dhunuar dhe nën kërcënimin e armëve morën rreth 300 mijë lekë të reja bizhuteri.br Shabani: Më vinë katër veta me uniformë policie, me armë. U përleshëm aty me ta, u bë gjak e gjitha aty se më ranë në një vend të keq. Në këtë kohë më goditën me qytën e pistoletës, u këputa unë në tokë. Njëri kishte marrë kasafortën dhe kishte ikur jashtë. Nuk kuptova gjë më.br 70-vjeçari thotë se grabitësit, para se të hynin në banesë, thyen kamerat e sigurisë.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2017-04-25

Duration: 01:32