Report TV - Prokuroria Lezhë: I dënuari Flamur Sula është vetëdjegur në burg

Report TV - Prokuroria Lezhë: I dënuari Flamur Sula është vetëdjegur në burg

LEZHË-6 muaj nga zjarri i rënë në një prej godinave të burgut të Shënkollit në Lezhë, kur për pasoje mbeti i vdekur dhe një i dënuar, prokuroria ka dalë me konkluzionin se zjarri është vendosur nga vetë viktima Flamur Sula.br br I ndjeri Sula, 31 vjeç, nga Miloti i Kurbinit u gjet i vdekur në korrik të 2016-të në qelinë ku po vuante dënimit, pas shpërthimit të një bombule gazi.br br Por sipas familjarëve të 31-vjeçarit nuk është kjo e vërteta e ngjarjes, pasi prokuroria ka manipuluar provat në mënyrë që të mbulojë krimin e shkaktuar nga shteti.br br Babai i viktimës Nuredin Sula është i bindur se djali i tijë është vrarë qëllimisht dhe asgjë nuk ka ndodhur në mënyrë aksidentale.br br Për këtë ata shprehen të sigurt pasi djali i tyre nuk ka pasur asnjë problem mendor dhe nuk kishte arsye pse të vetëdigjej.


User: Report TV

Views: 4

Uploaded: 2017-04-25

Duration: 01:23

Your Page Title