Report TV - Beqaj: Viti i 3 që vijojmë me hapjen e specializimeve të reja në mjekësi

Report TV - Beqaj: Viti i 3 që vijojmë me hapjen e specializimeve të reja në mjekësi

Për të tretin vit radhazi, janë hapur specializimet për të gjithë studentët e Mjekësisë që duan të vijojnë studimet e Nivelit të Tretë. 185 vende është kuota e përcaktuar këtë vit, ndërsa janë regjistruar për të garuar 279 aplikantë.br br Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar edhe nga Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Arben Gjata, ndoqi nga afër për disa minuta ecurinë e procesit. Ditën e sotme, ishte faza e parë e testimit, ajo e intervistës me gojë.br br 19 komisione të përbëra me nga 6 anëtarë bënë vlerësimet për të gjithë kandidatët pas seancës së pyetje-përgjigjeve.br br Në prononcimin e tij, Beqaj e vuri theksin tek vijimësia e këtij procesi, duke shtuar se këtë vit, procesi i përzgjedhjes së specializantëve në mjekësi po bëhet në bazë të Ligjit të ri të Arsimit të Lartë.


User: Report TV

Views: 4

Uploaded: 2017-06-02

Duration: 01:48

Your Page Title