Bashkia e Tiranës, projekt për 17 shkolla të reja

Bashkia e Tiranës, projekt për 17 shkolla të reja

Bashkia e Tiranës do të jetë e para që do të përfitojë nga projekti i qeverisë prej 1 milardë eurosh. 17 shkolla të reja do të ndërtohen nga ky fond, përmes partneritetit publik - privat dhe që priten të merren në dorëzim brenda vitit të ardhshëm.br br Si Kryeministri Rama, ashtu dhe Kryebashkiaku Velaj e vlerësuan si rrugën e vetme atë të partneritetit me sektorin privat për të bërë të mundur ndërtimin e shkollave të reja, pasi buxheti i shtetit dhe aq më pak ai i Bashkisë nuk mund ta përmbushnin këtë nevojë në sistemin arsimor brenda, një kohe kaq të shkurtër.br br Rama e Veliaj u ndalën tek rëndësi e vëmendjes që ka qeveria ndaj pushtetit lokal. Dhe në frymën e bashkëpunimit mes dy pushteteve, Kryebashkiaku i Tiranës u tregoi qytetarëve zgjedhjen që ata duhet të bëjnë me votën e 18 Qershorit.br br Me ?Projektin 1 miliardë dollarë?, veç projekteve në infrastrukturë është parashikuar të ndërtohen dhe rindërtohen 170 shkolla në të gjithë vendin.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2017-06-02

Duration: 01:13