Report TV - Tahiri: Sekuestruam 264 objekte të antikitetit, mbrojmë trashëgiminë

Report TV - Tahiri: Sekuestruam 264 objekte të antikitetit, mbrojmë trashëgiminë

FIER-Ministri i brendshëm Saimir Tahiri së bashku me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro kanë qënë këtë të hënë në Apolloni të Fierit në një aktivitetbr me nxënës, pas operacionit policor ku u gjeten 264 objekte të vjedhura, në kuadër të mbrojtjes së trashëgimisë arkeologjike.br br Tahiri nga ky takim, ka deklaruar se kjo qeveri ka pasur dhe do të ketë gjithmonë synim mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.br br Ai u shpreh se janë sekuestruar 264 objekte të antikitetit të cilat kishin si qëllim të trafikoheshin jashtë vendit.br br ''Sapo kemi mbyllur fazën e parë të një operacioni policor në qarkun e Fierit ? dhe jo vetëm ? i cili ka për synim mbrojtjen e trashëgimisë. Faza e parë u përfundua me rreth 264 objekte të cilat iu hoqën nga dora trafikantëve. Dhe do vijojmë po njëlloj, sepse për ne pasuria është e vyer, pasuria dhe trashëgimia kombëtare është e vyer. Nëse deri dje ishte e braktisur në dorë të trafikantëve, nëse deri dje ishte jashtë vëmendjes së qeverisë, nëse deri dje qeveria e kaluar kishte braktisur dhe kishte lënë në duar të keqbërësve historinë e Shqipërisë, vëmendja jonë maksimale është e përqendruar aty.br '', -u shpreh ministri Tahiri.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2017-06-03

Duration: 01:31