Report TV - Apeli i familjes: Më ndihmoni t'i marr fëmijët nga jetimorja

Report TV - Apeli i familjes: Më ndihmoni t'i marr fëmijët nga jetimorja

Binjakët trevjeçare të familjes Katuli nuk kanë mundur të ndjejnë përkjudesjen dhe dashurinë e prindërve. Varfëria e skajshme i detyroi Përparimin dhe Mirandën që t'i dërgonin të vegjëlit e tyre në Qendrën Jetimore të Durrësit, pasi nuk kishin mundësi të siguronin as ushqimin për ta.br br Prej tre vitesh ata nuk i kanë ndalur përpjekjet për të siguruar kushtet për rimarrjen e fëmijëve nga jetimorja, por perveç banesës sociale që u dha bashkia e Tiranës vijojnë të jenë papunë dhe në vështirësi ekonomike. Familja Katuli, jeton vetëm me ndihmën ekonomike të kryefamiljarit, i cili ka veshtirësi në të ecur si dhe në shikim.br br Siç mund ta shikoni në pamje, banesa e tyre është pothuajse e zbrazët. Për këtë arsye, prindërit kërkojnë ndihmë nëpërmjet mikrofonit të Report TV, që çdo person që ka mundësi , t'i ndihmojnë ne përmirësimin e kushteve shtëpiake për të krijuar një ambient të ngrohtë për vogëlushet e tyre, që të rriten pranë dashurisë së familjes.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2017-06-03

Duration: 02:02

Your Page Title