Ora News – Sherr në Kuvend, Noka qëllon Braçen. Përjashtohet 10 ditë. Ikën opozita

Ora News – Sherr në Kuvend, Noka qëllon Braçen. Përjashtohet 10 ditë. Ikën opozita

Subscribe në Ora News këtu br Një seancë e tensionuar parlamentare kjo e sotmja. br Deputeti i Partise demokratike Flamur Noka qëlloi me rregullore deputetin socialist Erjon Braçe, teksa ky i fundit nga vendi ndërhynte kur në foltore po fliste ish kryeministri Sali Berisha.br U desh ndërhyjra e deputetëve që ndodheshin aty për të parandaluar përshkallëzimin e situatës ndërsa drejtuesja e seancës kërkoi që Noka të largohej nga salla. Situata e tensionuar shkaktoi ndërprerjen e seancës më shumë se tre herë pasi Noka nuk pranonte të largohej, ndërsa deputetët e dy kampeve politike hartuan dokumentin me të cilin do i drejtoheshin Byrosë së Kuvendit për përjashtim. Socialistët kërkonin përjashtimin e Nokës ndërsa demokratët përjashtimin e Braçes e Ballës me pretendimin se ato përdornin fjalor ofendues. br Tensioni i akumuluar brenda seancës u zhvendos dhe jashtë parlamentit ku deputetë të dy kampeve përmes prononcimeve publike për mediat fajësonin njëra tjetrën dhe e akuzonin se kanë qëllim prishjen e seancës. Në një moment kur ishte ora gati 15:00, garda u përpoq të ndalonte Nokën të mos hynte në Kuvend por ai hyri me forcë dhe kjo detyroi sërish ndërprerjen e seancës. br Byroja e mbledhur rreth orës 16:00 urdhëroi përjashtimin me 10 ditë të Flamur Nokës.br Deputeti demokrat Flamur Noka deklaroi se Braçes i kishte hedhur në surrat rregulloren dhe justifikoi veprimin e tij duke deklaruar se ishte ngritur për të ndaluar ofendimet e koneve të krimit.br Nga ana tjetër Braçe tha se Nokën do ta padiste në Prokurori.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-06-03

Duration: 04:09

Your Page Title