Tragjedi në Pogradec, gjenden të pajetë trupat e çiftit të ri

Tragjedi në Pogradec, gjenden të pajetë trupat e çiftit të ri

Një konflikt për motive të dobëta ka çuar në shuarjen e dy jetëve në moshë fare të re.br br Bëhet fjalë për një çift bashkëshortës nga fshati Velçan i Pogradecit, trupat e të cilëve u gjetën të pajetë pak pas mesnate.br br Sipas burimeve zyrtare, 26 ? vjeçari Erzen Tora dhe bashkëshortja e tij 23 ? vjeçare Fatbardha Tora janë konfliktuar fizikisht, fillimisht në shtëpinë e tyre, për të vazhduar në kasollen e familjes që ndodhej jashtë.br br Në sherr e sipër, e reja e ka goditur bashkëshortin me dru pas koke. Kjo ka qenë fatale për të riun, i cili ka gjetur vdekjen.br br Pas kësaj, 23 ? vjeçarja i ka dhënë fund edhe jetës së saj, duke pirë helm.br br Çifti kishte dy fëmijë të mitur, të cilët në momentin e krimit ndodheshin në shtëpi.br br Prej ditësh bashkëshortët kishin konflike mes tyre. Fqinjët tregojnë se 23 ? vjeçarja ushtronte shpesh dhunë ndaj burrit të saj.br br Trupat e pajetë janë dërguar në morgun e spitalit të Pogradecit, ku do të kryehet autopsia.br br Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2017-06-03

Duration: 00:55

Your Page Title