Tifozët bardheblu e ndoqën derbin në shesh

Tifozët bardheblu e ndoqën derbin në shesh

Tifozët e Tiranës ishin më të shumtë në një nga sheshet e kryeqytetit se në stadiumin ?Selman Stërmasi? për derbin me Partizanin.br br Grupimi ?Tirona Fanatics? ishin grumbulluar për të parë ndeshjen në një ekran gjigand. Një tribunë bardheblu e improvizuar, ku nuk mungonin edhe fëmijë e familjarë. Një atmosferë si në stadium, por ku dëgjoheshin vetëm thirrjet e tifozëve dhe jo të lojtarëve.br br Nuk munguan edhe parrullat kundër klubit, që lejoi Partizanin të luante ndeshjet në shtëpi në ?Selman Stërmasi? arsyeja pse ultrasit bojkotojnë shkallët e stadiumit. Gëzimi më i madh ishte goli i Olsi Teqes, që barazoi përkohësisht rezultatin. Kjo bëri që tifozët të shpërthenin në brohoritje.br br Goli i Caleb Ekuban ndali festën, edhe pse mbështetja e ekipit në distancë nuk rreshti deri në fund.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2017-06-03

Duration: 01:01