Report TV - Ahmetaj: Falen detyrimet për 100 mijë makina që çregjistrohen

Report TV - Ahmetaj: Falen detyrimet për 100 mijë makina që çregjistrohen

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme projektligjin për faljen e detyrimeve ndaj bizneseve, por edhe rritjen e pensioneve, e cila do të hyjë në fuqi më 2 mars. Njëherësh u miratua edhe falja e detyrimit për makinat që nuk kanë paguar taksat nga 2011.br br Në një komunikim me gazetarët Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se parashikohet falja e një totali detyrimesh prej rreth 90 miliardë lekësh.br br Ligji fal plotësisht borxhet para 31 dhjetorit 2010, ndërkohë që i jep mundësi biznesit të përfitojë faljen e gjobave dhe kamatave nëse paguan principalin për borxhet nga 1 janari 2011 deri në 31 dhjetor 2014.br br Fshihen gjobat e gjeneruara nga sistemit automatikisht në qershor të vitit 2016 për kontributet e sigurimeve shoqërore.br br Çregjistrohen mjetet që nuk kanë paguar asnjë taksë nga 2011. U falen të gjitha detyrimet kësaj kategorie, në rast se vendosin të cregjistrojnë vullnetarisht mjetin. Nuk përfitojnë nga falja subjektet që janë dënuar për evazion me vendim gjykate.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2017-06-03

Duration: 01:17

Your Page Title