Ora News –Fleckenstein: “PD na keqpërdori, i plotësuam kushtet, të bashkëpunojë për drejtësinë”

Ora News –Fleckenstein: “PD na keqpërdori, i plotësuam kushtet, të bashkëpunojë për drejtësinë”

Subscribe në Ora News këtu br Partia Demokratike duhet të çojë deri në fund përpjekjet e saj për të realizuar reformën në drejtësi dhe këtë gjë duhet ta tregojë në fund të javë që vjen me Komisionet e vettingut. Kjo është pritshmëria e eurodeputetit, Knut Fleckenstein, i cili tha se nëse opozita nuk bashkëpunon për të përmbyllur Komisionet e vettingut, komuniteti ndërkombëtar do të ndjehet i zhgënjyer prej saj. Fleckenstein kritikoi bojkotin parlamentar të opozitës si dhe kërkoi standarde të larta për zgjedhjet e 18 qershorit, si një kusht për anëtarësimin në Bashkimin Europian.br Europianëve po u shteron durimi për reformën në drejtësi. Pas takimit më liderin e demokratëve, Lulzim Basha, eurodeputeti Knut Fleckenstein, i kujtoi demokratëve përpjeket e ndërkombëtarëve për të siguruar përfaqësimin e opozitës në Komisionet e vettingut, por sjellja e Partisë Demokratike, po bën të ndjehen të përdorur.br Fleckenstein: Kemi bërë një betejë të fortë për të siguruar 50 të opozitës në komisione. Prandaj u them miqve të mi demokratë, mos na krijoni ndjesinë se na keni keqpërdorur.br Shqetësimit të Ministrave Vasili dhe Gjosha për bordin e ONM, Fleckenstein iu përgjigj se ky problem mund të zgjidhet vetëm brenda dy ditëve.br Zgjedhjet e 18 qershorit janë të rëndësishme për BE, dhe duhet të jenë të lira për të siguruar anëtarësimin e Shqipërisë në familjen e europianëve.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-06-03

Duration: 02:40

Your Page Title