Berisha përplaset me Fleckenshtain për Sorosin: Kam prova dhe dokumente

Berisha përplaset me Fleckenshtain për Sorosin: Kam prova dhe dokumente

Në daljen e tij përpara mediave në fund të vizitës në Tiranë, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein iu drejtua ish-kryeministrit Berisha të mos merret me përralla Sorosiane duke iu referuar komenteve të bëra për miliarderin dhe rolin e tij në politikën shqiptare.br br Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë ne PE: ?Kam shumë respekt për z. Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-president i Shqipërisë dhe ndoshta më shumë respekt sesa mund të mendoni. E kam me të vërtetë. Por ama do doja t?i kërkoja atij të mos fliste më me ato përralla sorosiane dhe madje mund të them se është fjalë për fjalë e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni dhe nga përvoja ime është se vetëm të dobëtit kanë nevojë për ato lloj përrallash dhe zoti Berisha nuk është një njeri i dobët.?br br Pas këtij komenti, reagoi menjëherë ish-kryeministri Berisha, që e konsideroi të ngutur dhe te pa bazuar deklaratën e eurodeputetit gjerman.br br Sali Berisha, ish-kryeministër: ?Deklaratat e mia për Xhorxh Soros dhe mafien e tij, si një rrezik madhor për demokracinë shqiptare janë të bazuar jo në hamendje por në dokumente autentike të pakundërshtueshme nga të gjithë ata që duan të besojnë të vërtetën.?br br Por, mbrojtja e eurodeputetit gjerman për fondacionin e miliarderit amerikan Xhorxh Soros duket se është në konflikt interesi. Kjo sipas një dokumenti të deklasifikuar të DCLeaks për rrjetin Soros ndodhet edhe ky raport i hartuar në vitin 2013 që titullohet ?Lista e aleatëve të besuar në Parlamentin Evropian (2014-2019).?br br Mes tyre është edhe emri i eurodeputetit gjerman, Knut Flekenshetin, në profilin e të cilit shkruhet se është një zë i besueshëm në dialogun BE ? Rusi.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2017-06-03

Duration: 01:33